Sherri në Durrës, Paloka: Vangjush Dako kryetari real i PS-së në qark, provokoi Xhaferraj
Edi Paloka ka folur nga Durrësi për incidentin e ndodhur ditën e djeshme në Pallatin e Sportit mes ish kryebashkiakut Vangjush Dako dhe kandidati për deputet të PD, Ferdinand Xhaferraj.
Paloka shprehet se Dako është shpallur "non grata" nga SHBA dhe e cilëson si figurën më të korruptuar dhe të lidhur me krimin në Shqipëri.
Paloka: "Edi Rama ka bashkёpunuar dhe vazhdon tё bashkёpunojё hapur me pёrfaqёsues tё krimit.
Vangjush Dako, njeriu mё i afёrt i Ramёs nё Durrёs, nё listën e Departamentit të Shtetit amerikan si figura më e korruptuar dhe e lidhur me krimin në Shqipëri, provokoi dje dhe fyeu kryetarin e PD në Durrës, zotin Ferdinand Xhaferraj. Ngjarja ndodhi në ambjentet e Pallatit të Sportit, ku numëroheshin votat e KZAZ nr.21 në Durrës.
I shpallur "non grata' nga SHBA, Dako nuk ka hezituar asnjë moment të tregojë se është ai kryetari reali i PS për zgjedhjet në Durrës. Sot fryma e ndryshimit është më e madhe se asnjëherë, ne jemi të fortë dhe të vendosur që me vendosmëri luftojmë çdo ditë për të mbrojtur demokracinë së bashku. "
