"Dy karburante, si dhe 2400 m2 tokë në Vlorë" Pasuritë që iu sekuestruan ish gjyqtarit të Lartë, Selimi

Pasuritë që i janë sekuestruar ish gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi janë me vendndodhje në Vlorë.

Bëhet fjalë për 2 pika karburante një me vendodhje Shetitore Lungomare dhe një në Rrugën Transballkanike, gjithashtu dhe për një sipërfaqe toke truall prej 2400 metra katrorë.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka marrë vendimin nr 10 më datën datën 23 prill 2021, ndërsa SPAK njoftoi sot me 28 prill. 

"Dy karburante, si dhe 2400 m2 tokë në Vlorë"
Ne foto: Gjyqtari Shkelzen Selimi

Pasurite qe iu sekuestruan ish gjyqtarit 

1. 1/2 (50%) e pasurisë e llojit truall 432 m2 dhe objekt 132.25 m2 Karburant/Pikë Tregëtimi, me vendodhje Shetitore Lungomare, Vlorë, në pronësi të shtetasit Shkëlzen Selimi

2. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 2400 m2 (pasuri e përbërë nga bashkim pasurish), e ndodhur Jonufër, Vlorë, në pronësi të shtetasit Kujtim Selimi.

3. 55% e pasurisë e llojit truall, me sipërfaqe 764 m2 dhe godinë me sipërfaqe 57 m2, Karburant, e ndodhur në Rrugën Transballkanike, Vlorë, në pronësi të shtetasit Kujtim Selimi.

Karriera prej dy dekadash e gjyqtarit Selimi në sistemin e drejtësisë  u mbyll mëngjesin e të hënës më 30 korrik 2018 me shkarkimin e tij nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me argumentin se është “i papërshtatshëm” për shkak të një serie lidhjesh me elementë të krimit të organizuar.