Përfundin procesi i numërimit, Tirana qarku me më shumë vota të pavlefshme, Kukësi i fundit

Pas përfundimit të procesit të numërimit në të gjitha qarqet, sipas informacioneve të KQZ në të gjithë vendin 83.019 vota u shpallën të pavlefshme.

Qarku me numrin më të madh të votave të pavlefshme është Tirana me 18.422, e ndjekur nga Elbasani me 9775 vota dhe në vend të tretë renditet Fieri me 9375 vota të pavlefshme.

Qarku me numrin më të ulët është Kukësi me 2188 vota të pavlefshme.

Rezultatet:

Tiranë: 18422

Elbasan: 9775

Fier: 9375

Durrës: 7808

Korçë: 7375

Shkodër: 6112

Berat: 5292

Lezhë: 4946

Vlorë: 4730

Dibër: 4686

Gjirokastër: 2310

Kukës: 2188