Sherr për motive të dobëta, plagoset 24 vjeçari në Korçë, autori 16 vjeç
Një debat me fjalë përfundoi me plagosje me armë zjarri në Korçë. Një 16 vjeçar sulmoi me pistoletë një të ri 24 vjeç, pas konfliktit në lagjen 14 të qytetit juglindor.
Burimet thanë se dy të rinjtë kanë debatuar fillimisht për motive që ende nuk janë të qarta dhe në atë kohë 16 vjeçari ka nxjerrë një pistoletë, duke qëlluar të riun tjetër.
Autori minoren është larguar nga vendngjarja, ndërsa i plagosuri, i identifikuar si Klaudio Lice, është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Burimet thanë se ai ka marrë dy plumba në këmbë dhe ndodhet në reanimacion, jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Korçës thotë se autori i plagosjes është identifikuar dhe vijon punën për ta vënë në pranga.
Dëshmia e tij dhe të plagosurit, pritet të hedhë më shumë detaje mbi arsyet e konfliktit që nisi me fjalë e përfundoi me plumba.
