Humbi me një diferencë të vogël, Ardit Cela: Mandati i LSI i kaloi PS në mënyrë të dhunshme, kemi prova

3 ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit, procesi ka nisur të kundërshtohet në qarqe.

Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim Berat, Ardit Çela në një konferencë për mediat, ka thënë se mandati i LSI-së është grabitur dhunshëm.

"Partikisht janë mbushur kutitë e cila është e dokumentuar dhe e faktuar nga grupet e numërimeve të pasqyruara në proces verbalin  perkatës," tha Cela.

Përfaqësuesi i LSI, ka thënë më tej se ka prova, sipas tij të pakundërshtueshme, që vërtetojnë manipulimin e votave në këtë qark.

"Ne kemi prova dhe fakte të pakundërshtueshme që ky mandat i LSi është transferuar dhunshëm në tavolinë në KZAZ nr.66 në Berat, ku kutitë e votimit janë konstatuar nga grupet e numërimit, të cilat kanë pasur fletë votimi më shumë se sa votues. Në mënyrë të dhunshme nga anëtarët e maxhorancës në KZAZ. Janë quajtur të vlefshmë kur ato duhet të ishin quajtur të pa vlefshme ," tha Cela.

Komentet e Çelës kanë ardhur pas një takimi që ai kishte më përfaqësuesit e OSBE, ku ai mësohet se e ka ngritur këtë shqetësim.

Çela ka kërkuar rinumërim të votave në të gjithë qarkun e Beratit, ndërsa këtë do ia kërkojë zyrtarisht edhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.