Tentoi të shtypë qytetarët me makinë në sheshin Skënderbej, Mema del para gjykatës: Se bëra me të keq

Arben Mema 32 vjeçari që bëri veprime të pakontrolluara në sheshin Skënderbej në datën 25 prill ka dalë para Gjykatës.

Ai ka deklaruar se nuk donte ta bënte atë veprim.

"Se bëra me të keq, më doli makina jashtë kontrollit. Do ikja djathtas mu kthye makina majtas ."

22-vjeçari Klodian Elqeni ka mundur ta neutralizojë Arben Memën pa dëmtuar qytetarët.