Kryemadhi: Fituesit e vërtetë të zgjedhjeve janë oligarkët dhe bandat, "falenderon" dhe presidentin Vuçiç
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi pas mbylljes së procesit të numërimit në deklaratë për medien u shpreh se do të falenderojë të gjithë votuesit që nuk u intimiduan dhe vazhduan betejën deri në fund. Ajo gjithashtu tha se do të urojë oligarkët dhe bandat sepse ata janë fituesit e vërtetë. Kryemadhi nuk la pa falenderuar edhe Presidentin serb Vuçiç për sondazhet e sakta të zgjedhjeve në Shqipëri.
Kryemadhi: "Ju falenderoj për suportin. Së pari dua të uroj fitoren e oligarkëve dhe bandave sepse ata janë fituesit e vërtetë që duhen uruar.
Së dyti falenderoj Presidentin Vuçiç për sondazhet e sakta që dha për zgjedhjet në Shqipëri.
Sot u mbyllën rezultatet e zgjedhjeve për mandatet e partive politike.
Një falenderim për të gjithë votuesit që vazhduan betejën deri në fund dhe nuk u intimiduan. "
