"Të gjitha forcat politike të angazhohen për integrimin", grupi i i Socialistëve dhe Demokratëve në PE urojnë Ramën

Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian ka uruar kryeministrin Rama për fitoren e tij dhe PS në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një  postim në twitter, grupi i S&D shkruan "Urime miqve tanë, Edi Ramës dhe Partisë Socialiste për fitoren e tyre të fortë në zgjedhjet e Shqipërisë".

Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në PE inkurajon të gjitha forcat politike të angazhohen në përpjekjet e përbashkëta në rrugën evropiane.

"Populli shqiptar e meriton" përfundon mesazhi i S&D.