Rama: Basha e PD bënë fushatën më të mirë, por PS nuk mundet dot, i shtrijmë dorën për bashkëpunim
Nga sheshi "Skënderbej" nga ku po mban fjalimin e fitores së zgjedhjeve, kryeministri Rama nuk la jashtë vëmendjen as opozitën.
Rama tha se Lulzim Basha dhe PD bënë fushatën me të mirë në historinë e humbjeve të tyre dhe se këtë herë kampi kundërshtar ishte një skuadër.
Rama: Lulzim Basha dhe PD bënë fushatën me të mirë në historinë e humbjeve të tyre. Ata ishin më skuadër se të gjitha herët e tjera, përpos ndonjë eksesi tradicional, demokratët ishin kundërshtarë jo edhe aq të lehtë këtë herë, për të arritur të paarritshmen për ta. U them atyre se më shumë se kaq nuk bënin dot, sepse të mundësh PS-në është po aq e pamundur sa të mundësh Barcelonës. Ky ishte viti i socialistëve. Mesazhi im i sinqertë për Bashën është që të pranojë humbjen me dinjitet dhe me bindjen se bëre gjithçka munde. PS ishte një makineri fitoreje të dielën.
Rama shtoi se demokratët janë më të mirët pas socialistëve, dhe tha se nuk e di se si opozita do ta trajtojë rezultatin e 25 prillit, do ta pranojë ose jo, por shtoi se është e qartë se PD ëhstë e vetmja opozita e PS-së.
Rama: Demokratë, ne jemi më të mirët dhe ju jeni më të mirën pas nesh dhe ky është një fakt. Nuk më takon mua që të vendosim se di do ta lexoni ju rezultatin, apo nëse do të ketë Basha kryetar i PD-së, kjo është puna juaj. Me apo atë, ne e kemi të qartë se PD është opozita jonë dhe fitorja jonë e e detyron që t'i shtrojmë dorën për një bashkëpunim të qetë. Unë dua që të jem kryeministër i gjithë shqiptarëve. I gjithë atyre që më votuan dhe ata që nuk më duan. Me PD na ndajnë natyrshëm shumë gjëra por jo qëllimet madhore për Shqipërinë. Socialistët e demokratët duan ta bëjnë Shqipërinë anëtare të BE-së por duke e bërë integrimin evropian hendek balte dhe armë për të asgjësuar njëri-tjetrin, ky qëllim nuk shpejtohet, por vetëm vonohet.
Në fjalimin e fitores, Rama ishte përballë qindra mbështetësve të tij si dhe në përfaqësuesve të të shumtë të PS-së dhe bashkëshortes së tij, Linda Rama.


