PD i kërkon KQZ-së pamjet filmike të KZAZ-ve dhe të dhënat biometrike të kryqëzuara

Ndërkohë që kryeministri Rama ka festuar fitoren në sheshin "Skënderbej" PD i kërkon pamjet filmike nga KQZ për të gjitha KZAZ-së.

Po ashtu, Partia Demokratike ka kërkuar edhe të dhënat e prodhuara nga pajisja e identifikimit biometrik për votuesit dhe të dhënat e kryqëzuara.

Ka qenë përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso ai që e ka dërguar këtë kërkesë pak minuta më parë në KQZ.

Ndërkohë, gazetarja e RTV Ora, Fjorela Beleshi  bën me dije se KQZ nuk i ka ka këto të dhëna, pasi kryqëzimi i të dhënave nga pajisjet e identifikimit biometrik do të nisin në fundjavë dhe nuk ka persona të trajnuar për këtë proces.

Ndërsa USB-të që kanë qenë në KZAZ do të futen në sistem.

Po ashtu, mësohet se edhe prokuroria ka nisur kërkesa drejt KQZ-së për pamjet filmike, nisur nga shumë denoncimi nga partitë politike dhe kandidatët e pavarur.