Incident në Durrës, ironia e Dakos me Xhaferraj përplas fizikisht mbështetësit e PD dhe PS
Përplasje mes mbështetësve të PD dhe atyre të PS në KZAZ numër 21 në Durrës.
Ora News mëson se gjithçka ka nisur sapo kandidati për deputet i PD, Ferdinand Xhaferraj ka hyrë në Pallatin e Sportit për të ndjekur procesin.
Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako e ka thirrur dhe i ka thënë "Urime".
Xhaferraj shkon drejt tij dhe i thotë "Je bo politikan Vangjush Dako?"

Më pas një mbështetës i PS i del përpara dhe debaton me të.
Siç dëgjohet në video, Xhaferraj i ka thënë që jeni të gjithë zagarë të Dakos.

Ai i kundërpërgjigjet.
"Ti çfarë je, je më i jmirë se ne. Çfarë zagarësh qenkemi ne?"
Pas kësaj një mbështetës i PD e godet atë të PS dhe fillon përplasja.
Më pas janë të tjerë që ndërhyjnë duke i ndarë.

Mbështetësi i PS dëgjohet duke kërcënuar atë të PD, duke i thënë " Mbaje mend!"
Incidenti në Durrës vjen në një kohë që procesi i numërimit po shkon drejt fundit. Deri tani PS ka 8 mandate dhe PD 6.
