Durrës, sherr mes kryetarit të PS-së dhe nënkryetarit të PD-së, Loku shoqërohet nga policia

Një përplasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme mes PD-së dhe PS-së në Manëz.

Mësohet se kryetari i PS-së në Manëz është përplasur me nën kryetarin e PD-së në Durrës Gazmend Luku.

"Më datë 27.04.2021, në orën 20:30, në Manëz, në rrugë, janë konfliktuar verbalisht shtetasit G. L., M. L., D. L., M. S., Sh. L., M. H., dhe M. H., të cilët janë shoqëruar në ambientet e Policisë për tu pyetur mbi rrethanat e konfliktit dhe për tu trajtuar në zbatim të procedurave ligjore." - njofton policia. 

Policia ka shoqëruar në komisariat nën kryetarin e PD-së së degës Durrës, Gazmend Luku.