PS fiton dhe në Krujë, Rrahman Rraja feston me fishekzjarre

Ka përfunduar numërimi dhe në Bashkinë e Krujës. Pas Durrësit, PS ka arritur fitoren dhe në këtë bashki.

Menjëherë pas mbylljes së procesit, mbështetësit e PS kanë nisur fitoren me fishekzjarre.

 

Kandidati për deputet, Rrahman Rraja, i falenderoi dhe përshëndeti të gjithë simpatizantët të cilët i shprehën urimet e tyre për fitoren.

Durrësi si qark është vulosur me fitoren e PS me 8 mandate ndërsa PD ka marrë 6. Ndërkohë LSI nuk ka marrë asnjë mandat.

 



Qarku Durrës

Numëruar 480/481

PS -76820

PD- 63270

LSI -9463

Bashkia Durrës

PS -52205

PD -43345

LSI -6138

Bashkia Krujë

PS -16630

PD- 14076

LSI -2484

Bashkia Shijak

PS-7985

PD-5849

LSI- 841