PD fiton ndaj PS te njësia 8 në Tiranë me 330 vota më shumë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2021, 19:10
Partia Demokratike ka kurorëzuar fitoren në njësinë 8 në kryeqytet.
Tashmë procesi i numërimit ka përfunduar në KZAZ numër 38, te Shkolla e Kuqe dhe PD është në avantazh ndaj PS me 330 vota më shumë.
Konkretisht rezultati është si më poshtë
PD-7886 vota
PS-7556 vota
Kjo njësi u mor në 2017 nga Partia Socialiste për tu rimarrë nga PD në këto zgjedhje.
Deri tani është e vetmja njësi në Tiranë ku PD ka marrë fitoren dhe pse me një rezultat të ngushtë.
