Numërimi në Durrës mbyllet me fitoren e PS, mbështetësit e saj festojnë me dy gishta

Ka përfunduar numërimi i votave edhe në bashkinë e Durrësit.

Vetëm pak minuta nga incidenti mes mbështetësve të PD dhe PS, KZAZ numër 38 mbylli procesin e numërimit të votave, duke u kurorëzuar me fitoren e PS.

Në Pallatin e Sportit të qytetit, mbështetësit e PS shpërthyen në duatrokitje dhe thirrje "Çela, Çela".

Mbështetësit e PD ndërsa u larguan përshëndetën me dy gishta.

Simboli i demokratëve u rimor menjëherë nga mbështetësit e PS që ngritën dy gishtat lart.

Numërimi në Durrës mbyllet me fitoren e PS,
Durrës
Mbështetësit e PS duke festuar