Fjalimi i Fitores/ Rama dy fjalë falenderimi për familjen: Anetën në qiell, Lindën, Gregun dhe Rean
Në fjalimin e fitores Kryeministri Edi Rama i kushtoi disa fjalë dhe nënës së tij që nuk rron më Aneta dhe bashkëshorten e tij Linda Rama.
“Kjo është fitorja ime e parë në mungesën e dikujt që më ka ndenjur pranë, më ka ndjekur si hije me dashurinë pa kushte e përkujdesjen e paepur. Dikush që më mungon tmerrësisht shumë mes jush por që tani më sheh nga lart. Nëna ime Aneta.
Uroj që ajo të jetë krenare për mua e mirënjohëse pa fund për jut ë gjithë që prë kaq vite më besuat pa u lëkundur, më ndoqët pa u lodhur dhe më mbështetët pa pushuar dhe sot së bashku me shumicën dërrmuese të shqiptarëve më dhatë privilegjin e jashtëzakonshëm që tju udhëheq dhe për 4 vite të tjera drejt majës.

Faleminderit me shumë mirënjohje!
Një falenderim të vecantë për gjysmën time më të mirë dhe të vetmen time më të mirë që nuk e mund dot por kënaqem kur kap barazimën, Linda Ramën, mamanë e palodhur të Zahos, nënën krenare të Reas dhe shoqen besnike të Gregut. Linda është guri që na mbledh dhe drita që na energjizon të katërve. Grua shumë faleminderit."
Nuk mund të mos falenderonte dhe dy fëmijet Rean dhe Gregun
"Faleminderit edhe Reas dhe Gregut, që nuk na shkaktoni asnjë dhimbje koke, që skeni asnjë lidhje me fodullëkun dhe llastimin dhe qe asnjëherë nuk i bezdisur, apo nxehur njerëzit si disa fëmijë kryeministrash lart e poshtë, këtu a gjetkë me mënyrën tuaj të jetesës. Jam shumë krenar për ju dhe uroj tju bëj krenar gjithnjë, me punën time sot dhe me ndihmën e zotit dhe me gjurmën e punës time nesër.
Tani le të mbetet ktu mes nesh, mes miqsh në shesh, po Zaho nuk erdhi se është pak i mërzitur. Zaho nuk arrin dot të pajtohet me faktin që unë i mora të gjitha votat kurse ai smori asnjë votë, megjithëse beri fushatë në Vlorë."

