Gjeloshaj uron Ramën për mandatin e tretë: Mos harroni se jeni Kryeministër i gjithë shqiptarëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2021, 21:36
Kreu i komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, ka uruar publikisht kryeministrin Rama për fitoren e mandatit të tretë në zgjedhjet e 25 prillit.
Në mesazhin e tij, Gjeloshaj i kujton Ramës se nuk është kryeministër vetëm, i qytetarëve të Shqipërisë por të gjithë shqiptarëve ndaj e nxit ta shfrytëzojë këtë sukses për rrugën evropiane të Shqipërisë dhe për të mirën e çdo shqiptari kudo është .
Edhe para votimeve, Gjeloshaj shprehu mbështetjen e hapur ndaj Ramës duke ftuar qytetarët shqiptarë ta votojnë.