Rama: Shqipëria bëhet dhe do ta bëjmë ne, do ta rinisim punën që nesër me vrull të ri
Për kryeministrin Edi Rama politika është e vetmja fuqi mbi tokë që bën edhe paqen, edhe luftën, edhe sherrin edhe bashkimin.
Nga sheshi "Skënderbej" Rama tha se prandaj duhet që politika duhet vënë më shumë se kurrë në dispozicion të Shqipërisë.
Rama: Politika është e vetmja fuqi mbi tokë që bën edhe paqen, edhe luftën, edhe sherrin edhe bashkimin. Politika ka lindur që njerëzit e dalë nga pylli të mos hanë njeri-tjetrin, por të bëjnë të mundur gjëra që vetëm nuk i bëjnë dot. Politika e ka lindur edhe fashizmin e komunizmin, edhe terrorizmin. Edhe Shqipërinë në majën në kur Zoti e deshi kur e krijoi, politika e ka penguar dhe ajo mund ta çojë atje. Prandaj le të përpiqemi që ta vëmë politikën më shumë se sa asnjëherë më parë në dispozicion të Shqipërisë si një borxh që u kemi fëmijëve tanë. Shqipëria bëhet dhe do ta bëjmë ne.
Rama shtoi se puna e qeverisë do të nisë qysh ditën e nesërme dhe se është radha e kësaj qeveria që të fitojë çdo ditë për shqiptarët.
Rama: Do ta rinisim punën që nesër me një vrull të ri, me shërimin e plagëve të tërmetit dhe shporrja e armikut të padukshëm. Si dhe të luftojmë me një ambicie të reja armikun e brendshëm. Shqipëria fitoi në 25 prill. Tani është radha jonë që të fitojmë çdo ditë për Shqipërinë e gjithë shqiptarëve. Zoti qoftë i duruar me ne dhe ne të duruar me njëri-tjetrin, rroftë Partia Socialiste dhe rroftë Shqipëria!
Rama e mbylli me ovacione të shumta fjalim e tij dhe nën tingujt e këngët "We are dhe Champions" nga grupi njohur Queen.



