Votimi elektronik/ Avokati Llapaj pyetje Celibashit: A ishte vota e fshehtë?

Avokati Adriatik Llapaj ka ngritur një pyetje lidhur me procesin e votimit elektronik, që për herë të parë  u vu në zbatim në njësinë numër 10 në Tiranë.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Llapaj teksa ka publikuar fletën e votimit, shkruan se mbi fletë ka një BAR-KOD identifikimi që bën regjistrimin e votuesve në bazë të listave zgjedhore.

Sipas tij nga ky BAR-KOD, mund të identifikohet vota e qytetarëve dhe në këtë mënyrë është rrezikuar fshehtësia e votës. Dhe në lidhje me rastin në fjalë Llapaj i drejton pyetjen Celibashit, për t'i dhënë një përgjigje.

"Nëse kryqëzohen të dhënat e QR-KODIT të fletës së votimit që i është dhënë zgjedhësit me numrin korenspondues te paisja e identifikimit të zgjedhësve a del emri i votuesit e për pasojë se për kë ka votuar ai?"- është pyetja që drejton Llapaj.

Postimi i plotë?

Nëse kryqëzohen të dhënat e BAR-KODIT të fletës së votimit që i është dhënë zgjedhësit me numrin korenspondues te paisja e identifikimit të zgjedhësve a del emri i votuesit e për pasojë se për kë ka votuar ai? Faleminderit shumë! Nëse vërtetohet se del, atëhere zgjedhjet të fshehta nuk kanë qenë…të lira ndoshta! P.s është pyetje që do përgjigje,”-shkruan avokati.

NJË PYETJE PËR KOMISIONERIN SHTETËROR TË ZGJEDHJEVE

A ISHTE VOTA E FSHEHTË?

Konstatoj se fleta e votimit ka QR-KOD.

Konstatoj se aparati që bënte identifikimin elektronik të zgjedhësve bën regjistrimin e votuesve sipas radhës së votimit duke i identifikuar ata me numrin që kanë në listat zgjedhore.

Pyetje:

Nëse kryqëzohen të dhënat e QR-KODIT të fletës së votimit që i është dhënë zgjedhësit me numrin korenspondues te paisja e identifikimit të zgjedhësve a del emri i votuesit e për pasojë se për kë ka votuar ai?

Faleminderit shumë!

Nëse vërtetohet se del, atëhere zgjedhjet të fshehta nuk kanë qenë...të lira ndoshta!

P.s është pyetje që do përgjigje."