Mbyllet numërimi në Gjirokastër, PS merr 3 mandate, PD-AN 1, LSI humb mandatin e 2017

Mbyllet numërimi në Gjirokastër, PS merr 3 mandate, PD-AN 1, LSI
Rezultati për Gjirokastrën

Janë numëruar të gjitha kutitë në qarkun e Gjirokastrës, 207 në total sipas përditësimit të KQZ-së në orën 04:00.

PS në këtë qark vazhdon që të kryesojë si parti e parë me 24531 vota ose 53.83%, me 3 mandate.

PD-AN kanë marrë 13971 vota ose 30.66%, konvertuar në 1 mandat në gjithë qarkun.

Nga ana tjetër, LSI ka marrë 5778 vota ose 12.68%, por pa arritur që të marrë një mandat.

Ndërkohë, PSD e Tom Doshit dhe gjitha partitë e tjera nuk kanë arritur që ta kalojnë as shifrën 1%, duke mos siguruar një mandat deputeti.

Krahasuar me vitin 2017, rezulton se PS qëndron në të njëjtin nivel mandatesh, PD po ashtu, ndërsa LSI ka rënë me 1 mandate.

Mbyllet numërimi në Gjirokastër, PS merr 3 mandate, PD-AN 1, LSI