Caka për dhunën te "1 Maji": Salla është e tejmbushur me njerëz, asnjë vëzhgues i PS nuk identifikohet

Kandidatja e LSI për deputeten në Tiranë, Silva Caka, e pranishme në incidentin e dhunshëm te shkolla " 1 Maji" denoncoi për Ora Neës praninë e personave të paidentifikuar në këtë qendër numërimi.

Teksa tregoi si nisi konflikti, ajo tha se nga vëzhguesit e PS nuk identifikohet askush.

Silva Caka: Ishte bllokuar procesi i numërimit në momentin që ndodhi kjo çështje sepse prej mëngjesit të sotëm KZAZ 30 që është në shkollën "1 Maji" ka qenë e tejmbushur nga njerëz të pautorizuar për të qëndruar brenda KZAZ. Çdo përfaqësues politik duhet të ketë nga një vëzhgues në çdo tavolinë numërimi, janë 6  tavolina.

Salla është e tejmbushur gjatë gjithë kohës me njerëz që nuk e dimë se kush janë. Dua të bëj një denoncim se kam vënë re se nga vëzhguesit e PS nuk identifikohet askush. Del personalisht anëtari i tyre në KZAZ i merr dhe thotë e di unë. Nuk i njoh kush ishin. Konflikti u shkaktua nga njerëz që nuk e di nëse kanë qenë të identifikuar apo jo.

Ngjarja u regjistrua në orët e mbrëmjes së sotme teksa policia tha se ka shoqëruar 8 persona.