Durrësi ngadalëson numërimin, disa KZAZ e bëjnë pushim deri në 7 të mëngjesit

Në Durrës pavarësisht thirrjes së kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi që tha të mos këtë ndalje të procesit, disa KZAZ kanë ndaluar numërimin.

Konkretisht KZAZ nr. 23 është futur në pushim prej orës 23:00 dhe ende vazhdon kështu, e nuk dihet nuk dijet kur do të nisë procesi.

Po ashtu edhe KZAZ nr. 21, sapo ka pezulluar numërimin për të paktën 3 orë.

Ndërkohë, KZAZ nr. 24 ka bërë me dije se do të jetë pushim deri në orën 07:00 të mëngjesit.

PS dominon në Durrës, ku ka marrë 51.03% të votave ose 8 mandate.

Ndërsa PD ndjek me 40.7% ose me 6 mandate. Nga ana tjetër LSI me 6.2% të votave nuk merr mandat.