Sherri tek "1 Maji" Mimi Kodheli: Turp i madh. Ishin të nxitur, duhet të ruajmë qetësinë
Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli mbërriti në Shkollën 1 Maji në KZAZ 30 ku pati një sherr me grushta mes simpatizantëve të PD dhe PS. Në një intervistë për RTV Ora News, ajo theksoi se autorët e kësaj ngjarjeje të shëmtuar ishin të nxitur teksa bëri apel për qetësi.
ʺNjë turp i madh, nuk e di sesi shqiptarët me shqiptarët duhet të përfundojnë në këtë derexhe. Një incident dhe aq banal besoj se nuk ishte, nuk janë të zonave, në kuptimin e zonave të menaxhimit partiak. Ishin të nxitur besoj, nuk kishin të bënin me komisionerët. Mund tiu tregoj edhe më shumë se kaq po nuk do të ishte e drejtë. Duhet të vazhdojmë tëruajmë qetësinë, sidomos kandidatet për deputet, e theksopj këtë. Ne mund te menaxhojmë më mirë situatën nga sa mund tëmenanxhohen komisionerëtʺ.
