Shembull qytetarie nga Saranda, Ina Zhupa e PD-së përqafohet me Anila Denajn e PS-së pas kutisë së fundit

Përpos zënkave dhe përplasjeve mes mazhorancës dhe opozitës, procesi i numërimit ka pasur edhe shembuj qytetarie.

Një i tillë vjen nga Saranda ku Partia Socialiste e ka fituar bashki me 7839 vota, ndërsa PD ka marrë 5060 vota.

Pas përfundimit të numërimit të kutisë së fundit, komisionerët dhe numëruesit e PS kanë vendosur të festojnë së bashku me ministren Anila Denaj.

Ndërkohë, nuk ka qenë kandidatja e PD-së Ina Zhupa ajo që i ka dhënë edhe një përqafim ministres Denaj, duke i uruar fitoren.

Kështu, procesi i numërimit është përmbyllur dhe është pranuar nga palët, me nivelin e qytetarisë që ndoshta duhet të shoqërojë çdo proces numërimi pas zgjedhjeve në vendin tonë.