Numërohen 54% e votave në Durrës, PS kryeson me 51.12%, PD 40.55% dhe LSI 6.5%

Kur janë numëruar 257 kuti nga 481 QV total në total në qarkun e Durrësit, sipas përditësimit të KQZ-së në orën 00:11, rezulton se janë numëruar 54% e votave.

PS vazhdon që të kryesojë si parti e parë me 40035 vota ose 51.12 %, me 8 mandate.

PD-AN kanë marrë 31760 vota ose 40.55 %, konvertuar në 6 mandat në gjithë qarkun.

Nga ana tjetër, LSI ka marrë 4891 vota ose 6.5%, por pa arritur që të marrë një mandat.

Ndërkohë, PSD e Tom Doshit dhe gjitha partitë e tjera nuk kanë arritur që ta kalojnë as shifrën 1%, duke mos siguruar një mandat deputeti.

Krahasuar me vitin 2017, rezulton se PS qëndron në të njëjtin nivel mandatesh, PD është rritur 16 mandate, ndërsa LSI ka rënë me 2 mandate, ndërsa LSI ka rënë me 2 mandate.

 

Numërohen 54% e votave në Durrës, PS kryeson me 51.12%, PD 40.55%
Durrës në mandate sipas KQZ-së