Numërohen 76% e votave, PS kryeson me 48.76%, ndjek PD-AN me 39.30%, LSI 6.85% dhe PSD 2.23%
Kur janë numëruar 3972 kuti nga 5199 në total në rang vendi, sipas përditësimit të KQZ-së në orën 23:21, rezulton se janë numëruar 76% e votave.
PS vazhdon që të kryesojë si parti e parë me 567922 vota ose 48.76%, me 73 mandate.
PD-AN kanë marrë 457809 vota ose 39.30%, konvertuar në 59 mandat në gjithë vendin.
Nga ana tjetër, LSI ka marrë 79743 vota ose 6.85%, konvertuar në 5 mandate gjithsej.
Ndërkohë, PSD e Tom Doshit ka arritur që të marrë 25940 vota ose 2.23%, konvertuar në 3 mandate.
Të gjitha partitë e tjera nuk kanë arritur që ta kalojnë shifrën 1%, duke mos siguruar një mandat deputeti.
Krahasuar me vitin 2017, rezulton se PS deri më tani ka rënë një mandat, PD është rritur 16 mandate, ndërsa LSI ka rënë me 14 mandate, si dhe PSD ka pësuar rritje me një mandat.

Grushte e shkelma te shkolla "1 Maji" në sy të policisë
26 Prill, 23:22




