Elbasani numëron 97% të votave, PS merr 8 mandate, PD 6, Kryemadhi ngel pa mandat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2021, 02:25
Kur janë numëruar 479 nga 511 kuti në total në qarkun e Elbasanit, sipas përditësimit të KQZ-së në orën 02:11, rezulton se janë numëruar thuajse 97% e votave.
PS vazhdon që të kryesojë si parti e parë me 80218 vota ose 54.96 %, me 8 mandate.
PD-AN kanë marrë 54403 vota ose 37.27 %, konvertuar në 6 mandat në gjithë qarkun.
Nga ana tjetër, LSI ka marrë 6677 vota ose 4.57 %, por pa arritur që të marrë një mandat.
Ndërkohë, PSD e Tom Doshit dhe gjitha partitë e tjera nuk kanë arritur që ta kalojnë as shifrën 1%, duke mos siguruar një mandat deputeti.
Krahasuar me vitin 2017, rezulton se PS ka marrë një mandat më shumë, PD është rritur me 1 mandate, ndërsa LSI ka rënë me 2 mandate.




