Sherri te "1 maji", Celibashi: Janë hequr gjithë vëzhguesit e vjetër, u zëvendësuan me të rinj, pushim 4 orë

Nga shkolla "1 maji" kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi lidhur me incidentin e sherrit që ndodhi brenda KZAZ-së tha se janë hequr të gjithë vëzhguesit e vjetër dhe janë zëvendësuar me të rinj.

Celibashi shtoi se çdo autorizim që u është dhënë deri më sot për këtë KZAZ do të shfuqizohet dhe salla do të kalojë në një pushim prej 4 orësh.

Celibashi: Procesi deri para incidentit ka shkuar mirë dhe në bashkëpunim. Incidenti që ka ndodhur ka nuk ka krijuar një klimë të mirë në KZAZ-së. Për ta sjellë këtë situatë në kuadrin ligjor, kemi vendosur që të shfuqizojmë të gjithë akreditimet e vëzhguesve dhe kemi vendosur që të japim akreditime të reja. Çdo autorizim që u është dhënë deri më sot për këtë KZAZ do të shfuqizohet. Në këtë sallë nga ky moment do të jenë vëzhguesit e rinj. Kemi autorizuar një pushim prej 4 orësh për konsultim edhe me kandidatët për deputetë. Ishin të gjithë në nevojë për këtë pushim. Tashmë çështja është në duart e organeve kompetente.

Ndërkohë, policia ka bërë shoqërimin e 8 personave për veprime të mëtejshme hetimore lidhur me sherrin, si dhe ka ndaluar procesi i numërimit të votave dhe  policia vijon të kryejë detyrën për ruajtjen e rendit dhe qetësisë.