PD mori Dibrën, demokratët e ngrenë në krahë Xhelal Mziun: "Ramen e munda për herë të 9-të"
Nuk mund të fshihte gëzimin për fitoren në qarkun e Dibrës, drejtuesi politik i PD-së i këtij qarku, Xhelal Mziu.
Në një prononcim mes mbështetësve që festuan fitoren me fishekzjarre përpara KZAZ nr 19 në Peshkopi, Mziu e quajti fitore të vështirë “Është gëzim i jashtëzakonshëm që në bashkëpunim me qytetarët e Dibrës, Matit e Bulqizës arritëm të marrim një fitore të mirë, dhe të dhimbshme nga përpjekjet kriminale për blerje vote.
Rama në 10 ditët e fundit u hodh në ofensivë për të vjedhur fitoren e PD-së nuk ia arriti
Mziu i kujtoi Ramës se e mundi për herë të nëntë kryeministrin Rama dhe i bëri thirrje të hapë rrugën
“Ndihem shumë i lumtur që e munda për herë të nëntë këtë kryeministër. Nuk e di nëse i ka ngelur moral ti thirrë mendjes. Ti hapë rrugë integrimit europian”
PD në Dibër mori tre mandate ndërsa PS 2 mandate.

