Numërohen 85% e votave, PS kryeson me 73 mandate, PD-AN 59, LSI 5 dhe PSD 3

Kur janë numëruar 4432 kuti nga 5199 QV në total vendi, sipas përditësimit të KQZ-së në orën 03:51, rezulton se janë numëruar thuajse 85% e votave.

PS vazhdon që të kryesojë si parti e parë me 638731 vota ose 48.71%, me 73 mandate.

PD-AN kanë marrë 32067 vota ose 39.34%, konvertuar në 59 mandat në gjithë vendin.

Nga ana tjetër, LSI ka marrë 515810 vota ose 39.34%, konvertuar në 5 mandat.

Ndërkohë, PSD e Tom Doshit ka arritur që të marrë 3 mandate deputetësh deri më tani.

Të gjitha partitë e tjera nuk kanë arritur që ta kalojnë as shifrën 1%, duke mos siguruar një mandat deputeti.

Krahasuar me vitin 2017, rezulton se PS ka humbur një mandat mandatesh, PD është rritur me plot 16 mandate, ndërsa LSI ka rënë me 14 mandate.