Mbyllet Vlora, PS merr 8 mandate, PD-AN 4 mandate dhe LSI nuk merr mandat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2021, 01:12
Kur janë numëruar 444 kuti nga 445 QV në total në qarkun e Vlorës, sipas përditësimit të KQZ-së në orën 03:51, rezulton se janë numëruar thuajse 100% e votave.
PS vazhdon që të kryesojë si parti e parë me 58845 vota ose 57.89%, me 8 mandate.
PD-AN kanë marrë 32067 vota ose 31.55%, konvertuar në 4 mandat në gjithë qarkun.
Nga ana tjetër, LSI ka marrë 6184 vota ose 6.08%, por pa arritur që të marrë një mandat.
Ndërkohë, PSD e Tom Doshit dhe gjitha partitë e tjera nuk kanë arritur që ta kalojnë as shifrën 1%, duke mos siguruar një mandat deputeti.
Krahasuar me vitin 2017, rezulton se PS qëndron në të njëjtin nivel mandatesh, PD është rritur me 1 mandate, ndërsa LSI ka rënë me 1 mandate.

Mandatet sipas KQZ



