Sherri te shkolla "1 Maji", Pampuri: U futën 2 persona të paidentifikuar dhe ngacmuan numuruesin e PD-së

Kandidatja e PS-së Oriola Pampuri ka dhënë sqarimet e saj për incidentin e ndodhur sot te qendra e numërimit te shkolla "1 maji".

Pampuri u shpreh se pasi rinisjes së rinumërimit, u futën brenda dy persona të paidentifikuar dhe kanë ngacmuar me fjalë numëruesin e PD-së dhe më pas debati ka degjeneruar në përplasje fizike.

Pampuri: Patëm një ndërprerje të procesit dhe më pas rinisi. Kishte shumë persona në sallë dhe i nxorëm jashtë disa. Ne paraqitëm listën tonë dhe kështu bënë partitë e tjera. Të gjithë kanë hyrë brenda si të certifikuar dhe ishim gati që të nisim procesin. Dy persona ishin me bexhin e KQZ-së të cilët nisën të thonin disa fjalën djalit tonë që do të shkonte të numëronte për ne. Pas disa sekondash pash një kacafytje dhe dhunë ndaj tij. Nuk e kuptuam pse. Ata ishin të paidentifikuar.

Nga pamjet e publikuara, u pa që në sherr përfshihet edhe komisioneri i PD-së, si dhe përplasja ka vazhduar edhe në ambientet e jashtme.

Sherri te shkolla "1 Maji", Pampuri: U futën 2 persona të
Sherri në shkollë "1 maji"