Video/ Sezoni “horror”, lojtarët e Schalkes sulmohen nga tifozët

Pas 33 vjetësh, Schalke 04 do të luajë në Bundesliga II teksa humbja me Arminia Bielefeld zyrtarizoi matematikisht rënien e klubit një kategori më poshtë.

Nuk ndodhte që nga viti 1988 diçka e tillë dhe sigurisht tifozët nuk e kanë pritur aspak mire madje kanë reaguar ashpër duke sulmuar skuadrën. Në kthim nga transferta, ultrasit e skuadrës kanë pritur autobusin e Huntelaar me shokë dhe pas një diskutimi verbal ka patur edhe përplasje fizike.

https://twitter.com/i/status/1384757997683965953

Pamjet tregojnë ultrasit që kishin pritur skuadrën në “Gelsenkirchen” dhe momente të mëdha tensioni ndërsa klubi reagoi duke e quajtur një situatë të tillë të papranueshme.

Sipas komunikatës së Schalkes, thuhet se disa tifozë kanë kaluar limitin me veprimet e tyre duke theksuar se klubi nuk do të pranojë asnjëherë që integriteti fizik i futbollistëve të vihet në rrezik.

Për Schalken nuk mjafton vetëm kjo situate pasi edhe ana financiare e klubit është e rëndë dhe rrezikon të përfundojë si Hamburgu me borxhe të mëdha dhe pamundësi për t’u rikthyer më në Bundesliga.