Bayerni edhe më pranë titullit, e ka të lehtë ndaj Leverkusen

Para se të luante Bayern Munchen në mbrëmje, Leipzig gaboi disa orë para rivalëve të tyre duke humbur 2-1 me Kolnin çka duket se lehtësoi edhe më shumë bavarezët në ndeshjen ndaj Leverkusen.

Ekipi i Hansi Flick e zgjidhi gjithçka shpejt këtë sfidë me dy gola që në pjesën e parë fillimisht me Choupo-Moting në 7’ dhe Kimmich në 13’.

Pas kësaj fitoreje Bayern Munchen renditet në vendin e parë në kuotën e 71 pikëve, 10 më shumë se Leipzig i vendit të dytë.

Në sfidat e tjera, Arminia Bielefeld mundi 1-0 Schalken ndërsa Eintracht Frankfurt mposhti 2-0 Augsburg.