Chelsea zhgënjen, barazim pa gola ndaj Brighton

Teksa e gjithë vëmendja në Angli dhe jo vetëm është tek SuperLiga dhe zhvillimet e fundit, Chelsea bën një hap fals në “Stamford Bridge” ndaj Brighton që arrin t’I marrë një pike skuadrës së Tuchel.

Ndeshja që nisi me vonesë për shkak të protestës që zhvillohej nga shumë tifozë jashtë stadiumit duket se ndikoi te lojtarët edhe pse për vendasit nuk munguan rastet për të shënuar.

90 minutat e lojës u mbyllën pa gola me një barazim që nuk i shërben aspak Chelseat në rrugën drejt një vendi në Champions League teksa ndërkohë klubi ka bërë edhe letrat gati për t’u tërhequr nga SuperLiga, që do të thotë se duhet ende ta fitojë në fushë një vend për në Kupat e Europës sezonin tjetër.