E bujshme, Chelsea përgatit largimin nga SuperLiga
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Prill 2021, 20:19
Do të jetë një nga zhvillimet më të bujshme nëse do të konfirmohej por sipas burimeve të shtypit anglez, Chelsea po përgatit dokumentacionin për t’u tërhequr nga SuperLiga Europiane e shpallur pak ditë më parë.
Klubi anglez është nën presion të fortë nga tifozët të cilët vetëm sot ishin më shumë se 500 persona përpara “Stamford Bridge” për të protestuar për aderimin e skuadrës së tyre në kompeticionin e ri të 12 klubeve elitare dhe kjo duket se ka shtyrë drejtuesit të ndërmarrin një veprim për tërheqjen nga SuperLiga.

Kjo e fundit do të merrte një goditje të madhe pasi me shumë gjasa edhe klubet e tjera angleze do të bënin të njëjtën gjë dhe në fakt SuperLiga do të pushonte së ekzistuari pa një skuadër angleze.