Ndërtimi i pedonales ka lënë pa parking banorët: Veliaj, nuk kemi ku lëmë makinat!

Në njësinë 4 në kryeqytet do të ndërtohet një pedonale e re, por Bashkia në projekt nuk ka parashikuar vendparkim për automjetet e banorëve. Për të dytën herë ata janë njoftuar për lirimin e hapësirës, e thonë se presin që Bashkia tu vijë me karrotrecat pasi tu marre votën. Banorët ironizojnë edhe kryebashkiakun Veliaj, të cilit i sugjerojnë të hapë parkingje në taracat e pallateve.

Kanë nisur punimet për ndërtimin e një pedonaleje në njësinë katër në kryeqytet.

Kjo zonë tashmë do jetë pedonale, por mungesa e parkingut pë banorët e lagjes vijon të mbetet pa zgjidhje.

Pëllumb Saliaj, i cili jeton aty prej 35 vitesh e denoncon këtë problematikë, pasi nuk i është dhënë zgjidhje çështjes së vendqëndrimit të makinave.

"Ai thotë do të bëjë pedonale, lali Eri do të bëjë pedonale për të marrë lekë nga tenderi sepse këtu nuk po bëhet asgjë, gjithçka po prishet. Ne nuk kemi zgjidhje për parkingun."

Ankohen, pasi Bashkia ka refuzuar të bisedojë me ta.

"Thotë kemi biseduar, ne nuk kemi pranuar. Ku do ti vëmë makinat ne, kemi që në 1976 këtu. Me makinë kam mbi 20 vjet dhe nuk kemi ku i vëmë."

Për të dytën herë radhazi, u ka shkuar shkresa për heqjen e makinave nga vendparkimi aktual, por ato vazhdojnë të jenë aty. Arsyen e lidhin me zgjedhjet e të dielës.

"Lali Eri është mjeshtër, në datë 25 janë zgjedhjet dhe lali Eri mashtron përsëri dhe në 26 nëse fiton lali Eri fillon dhe i heq me forcë."

Ironizojnë për gjetjen e një zgjidhje të mundshme.

"Të vërë ashensor që ti ngjisim në taracë në kat të pestë."