Policia rrit forcat në pikat kufitare
Në prag të zgjedhjeve parlamentare të së dielës, edhe policia Kufitare është mobilizuar për një proces sa më të rregullt, duke shtuar kapacitetet për këtë proces. Nga Kakavija, drejtori i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit pranë Policisë së Shtetit, Eduart Merkaj ka inspektuar masat e policisë.
Merkaj ka deklaruar se së bashku me strukturën Europiane Fronteks kanë një vëmendje të shtuar në kufiri ne gjelbër, pasi sipas tij ajo është një zonë e rëndësisë së veçantë.
"Për sa i përket masave të mara, për sa i përket kufirit të gjelbër i cili le të themi që është një nga pjesët që policia e shtetit dhe policia kufitare që janë më me risk për kontrollin e këtij kufiri pasi element të ndryshëm kriminal ose të dyshuar për vepra penale mund të mendojnë apo mund të kryejnë veprat penale të cilët kryen në kufij."
Ndërkohë, policia e shtetit, ne të gjithë vendin ka mobilizuar struktura te posaçme në të gjithë qendrat e votimit në 12 qarqe.
