Kushtetuesja me plan strategjik për rritjen e besueshmërisë, OSBE: Reforma në drejtësi pati ndikim

Në bashkëpunim me OSBE, Gjykata Kushtetuese ka hartuar dokumentin e parë strategjik dhe planin e zbatimit për të rritur paanësinë, transparencën dhe eficencën e këtij institucioni.

Bllokimi i Gjykatës Kushtetuese për 3 vite për shkak të reformës në drejtësi solli edhe bllokimin e shumë çështjeve që kërkonin vëmendjen e këtij institucioni.

Pas rikthimit në funksionalitet të Gjykatës Kushtetuese në fund të vitit të kaluar jo vetëm që po trajtohen çështjet e mbetura pezull, por është punuar edhe për planin strategjik të institucionit.

Poll

 

Dokumenti i parë i këtij lloji synon të forcojë kuadrin ligjor, ngritjen e sistemit elektronik të menaxhimit të çështjeve apo besueshmërinë te publiku.

"Rritja e efektivitetit të shqyrtimit të çështjeve. Sigurimi e një sistemi elektronik bashkëkohor për të vazhduar me rritjen e cilësisë së kërkimit shkencor dhe ruajtjen e zhvillimit të jurisprudencës të Gjykatës Kushtetuese. Do ndiqen hap pas hapi dhe do sigurohet matja e tyre. Koha numri i çështjeve. Përdorimi i sistemit të menaxhimit të çështjeve. Do e çonte në një nivel tjetër".

Në bashkëpunim dhe me prezencën e OSBE-së në Shqipëri, puna për hartimin e këtij dokumenti dhe plani strategjik vijuar prej një viti.

"Reforma në drejtësi pati ndikim edhe në Gjykatën Kushtetuese. Kjo gjykatë ka rëndëssi të posaçme, siguron që ata që marrin vendime në emër të publikut".

Por për zbatimin e këtij dokumenti, kërkohet bashkëpunimi dhe ndihma financiare edhe i donatorëve të huaj.

"Na duhet patjetër ndihma e cila do vijë si pasojë e konferencave të përbashkëta me donatorë, konferenca specifike përsa i përket implementimit të punës, funksionimit të gjykatës".

Nga 9-të anëtarë, Gjykata Kushtetuese tashmë ka vetëm 7. Që prej vitit 2018, ky institucion u fut në një bllokim total për shkak të reformës në drejtësi ku shumë anëtarë të saj ngecën në sitën e vettingut, ndërsa disa të tjerë dhanë dorëheqjen.