Ishte shpallur në kërkim për vjedhje me armë, arrestohet 33-vjeçari në Kurbin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Prill 2021, 13:01
Policia ka arrestuar 33-vjeçarin që ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Vjedhja me armë”.
Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë F. K., 33 vjeç, banues në Kurbin.
"Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim."
Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.


