“Rama, instrument i Vuçiç", Mediu: Ndërkombëtarët po kërkojnë ndryshimin

Thirrja e presidentit të Serbisë në një televizion Beograd  për të votuar kryeministrin Rama  dhe  jo Bashën ka sjellë reagim edhe të Fatmir Mediut. Në mbyllje të fushatës kreu i republikanëve u bëri thirrje shqiptarëve të mos votojnë kryetarin e PS duke e cilësuat instrument të presidentit serb.

"Kjo nuk është e rastësishme që Vuçiç dhe  Zaev duan Ramën sepse janë tashmë instrumenta për të faktorizuar rolin e rëndësishëm që fituan shqiptarët këtë fillim shekulli, me ndërhyrjen e Natos në Kosovë, pavarësinë e Kosovës."

Ndërkombëtarët janë lodhur nga qeveria Rama dhe sipas Mediut po bëjnë thirrje të votoni ndryshimin.

"Është hera e parë në historinë e këtyre 30 viteve që Brukseli flet hapur dhe qartë, thotë votoni numrin 9, “aleancën për Ndryshim”.

Si aleat i Partisë Demokratike kryetari i Parisë Republikane theksoi se do të ndikojë në zbatimin e drejtës mbi pronën dhe në mbështetje të të dënuarve politik.