Apeli kthen për hetim "Velierën", prokuroria ka tre muaj kohë

 

Çështja  "Veliera" do të rikthehet për hetim në prokurorinë e Durrësit.

Gjykata e Apelit Durrës ka rrëzuar vendimin datës 2 Shkurt të gjyqtarit të Shkallës së parë, Petraq Curri i cili që pranoi kërkesën e Prokurorisë për mbylljen e hetimit.

Vendimi është marrë këtë të enjte nga treshja e gjyqtarëve Anita Mici, Desart Avdulaj dhe Izet Dushaj.

Ai detyron Prokurorinë e Durrësit të rinisë dhe përfundojë Brenda 3 muajve hetimet bazë të kallzimit të shoqërisë civile për dëmet arkeologjike që shkaktohen si pasojë e projektit të bashkisë së Durrësit.

 

Për përfaqësuesit e shoqërisë civile rikthimi i çështjes për hetim ishte fitore e kauzës për mbrojtjen e trashëgimisë.

"Jemi krenarë dhe falenderojmë Gjykatën dhe gjithë ata që na mbështetën, duke ju përfshirë ju gazetarët, zërin e lirë të qytetit durrsak."

Në vitin 2018 Gjykata e Durrësit vendosi të pushojë çështjen për shpërdorim detyre ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Apeli kthen për hetim "Velierën", prokuroria ka tre muaj
Foto: Vendimi i Gjykates se Apelit Durres per "Velieren" 22/04/2021