Të verbrit para fletës së votimit/ Ferhati: Shablloni i qarkut Tiranë mund të jetë i paqartë për ne
Vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve, shoqata e të verbërve ngre shqetësimin për fletën dhe shabllonin e votimit. Ata thonë se për qarkun e Tiranës do të jetë i vështirë identifikimi, për shkak të numrit të lartë të kandidatëve. Ndërsa thonë se votimi elektornik i përjashton ata nga e drejta e votës.
Fletët e vetomit për të verbrit duket se këto zgjedhje do të jenë të vështira për tu identifikuar prej këtij elektorati.
Sipas kreut të forumit rinor të të verbërve Jonid Ferhati, fleta e votimit për qarkun e Tiranës do të jetë me e vështira ndërsa ka dyshime se mund të dalë edhe e pavlefshme.
Sipas tyre, në një rresht të një flete A3 mund të shkruhen me shkrim Braj 46 shkronja. E pavlefshme vota quhet edhe nëse shënimi mbi të mund të dallohet në shabllon.
"Fletat e votimit këtë vit janë komplekse. Nëse marrim rastin e Tiranës, aty nuk besoj që mund të shkruhet mbi shabllon nuk besoj që në një A3 mbi gjithë atë ngushtim katrorësh që është bërë. Është tepër komplekse.
Gjithashtu shoqata e të verbërve shqetësohet edhe për faktin se projekti pilot i votimit elektronik nuk përfshin këtë kategori.
"Është pajisje praktikisht e pamundur."
Në të gjithë vendin janë rreth 12 mijë të të verbër me të drejtë vote. Ata kërkojnë prej institucioneve përkatëse më shumë vëmendje për infrastrukturën, jo vetëm per veten por edhe për persona te tjerë më aftësi të kufizuar.
