Meta: Durrësi ka 3 banda, ndërkombëtarët të reagojnë në kohë për të parandaluar tensionet
Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së kryeministrit Edi Rama për të treguar personin të cilin ka takuar gjatë kohës që ishte i maskuar me kapuç.
Ilir Meta: Ky këtu është Ramazan Topuzi, jemi në lokalin e Llesh Mesitit, në fund të Gjirit të Lalzit, djali i të cilit është kryetar i Organizatës së PS edhe sot e kësaj dite.
Kjo i ka mjaftuar për të shpërthyer në akuza ndaj kreut të qeverisë, që sipas Metës është peng i bandave.
Ilir Meta: Ti që thua për Ilir Metën. Ça di ti për Ilir Metën, ore rrugaç ore vagabond. Ti para Ilir Metës sillesh si lepur dhe para kriminelëve e horrave që ta vënë pistoletën tek gjuri të marrin leje të marrin licenca. S’të njeh Ilir Meta, ty! Boll i mashtrove socialistët nuk ka më vota. I ke braktisur me kohë. Nuk i ndalon dot, dhe nuk e ndryshon dot rezultatin e zgjedhjeve.
Në Shqipërinë e 2021, bandat sillen lirisht nëpër qytetet kryesore të vendit duke terrorizuar votuesit. Këtë e pohon vetë Kreu i Shtetit.
Ilir Meta: Në Durrës janë tre banda, Vangjush Dako i bandës së Shijakut dhe Durrësit që blen vota, vazhdon dhe sot e kësaj dite me ndihmën e policisë. Ard Çela i OSHEE dhe i treti që duhet të ishte në burg është Lefter Koka. Këto lëvizje që janë të provuara dhe dokumentuara i ka prokuroria, i ka SPAK këto por nuk vepron se nuk e lë Edi Rama, Ëngjëll Agaçi. Normal se po foli ky Edi Rama përfundon jo te portokallet në Vlorë, diku tjetër.
Kush qëlloi i pari në Elbasan, Veliu hesht... presim prokurorët
22 Prill, 14:21
Kur politika nuk sheh dritë në fund te tunelin, shpresa mbetet të ndërkombëtarët.
Ilir Meta: I bëj thirrje ndërkombëtarëve të jenë më parimorë dhe të reagojnë në kohë. Nëse do të kishin reaguar pas plagosjes në Kavajë, të dënonin sulmin nuk do të kishte ndodhur as vrasja dje në Elbasan.
Për ngjarjen në Elbasan, Ilir Meta, i kërkoi drejtorit të Policisë së Shtetit që te bëjë detyrën sipas ligjit, jo sipas urdhërave të PS.
Ilir Meta: I bëj thirrje Ardi Veliut ta marrë seriozisht këtë situatë, nuk të mbron dot ty Edi Rama se Edi Rama nuk mbron dot veten.
Presidenti nuk është mjaftuar me akuza ka denoncuar raste te shitblerjes së votës në Shkodër.




