Kush qëlloi i pari në Elbasan, Veliu hesht: Presim prokurorët

Drejtori i Policisë së Përgjithshme së Policisë Ardi Veliu, gjatë një konference për shtyp, ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje e cila trazoi Elbasanin.

I pyetur se si ka nisur shkëmbi i zjarrit në mes të palëve, Veliu ka thënë se në lidhje me këtë nuk ka të drejtë të japë informacione pasi kjo është pjesë e dosjes hetimore.

Pyetja: Si ka nisur shkëmbimi i zjarrit?

Ardi Veliu: Këto janë pjesë e dosjes hetimore…Nëse prokurorët kanë pika që duan të japin informacion, le të flasin.  Ka ardhur një njoftim për prezencën e tri furgonave që tri mjete po kryenin veprime dhe që ishin të armatosur.