PD publikon audiopërgjimin: Gentian Myrta, 30 mijë euro për regjistrimin e një prone

Partia Demokratike pretendon se personi në këtë audiopërgjim është drejtuesi i Njësisë Administrative Vaqarr, Gentian Myrta, i cili i kërkon një qytetari rryshfet 30 mijë euro në këmbim të regjistrimit të pronës.

Ky audiopërgjim është një pjesë e provave të depozituara në SPAK nga kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi.

Në padi, Gentian Myrta akuzohet  për korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhje si dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

"SPAK të kryejë detyrën, të zbatojë ligjin, ta hetojë plotësisht këtë ngjarje dhe provat dhe materialet që ne kemi depozituar."

 

Belind Këlliçi theksoi se aktet e blerjes së votës po refuzohen nga qytetarët e Tiranës, ndërsa sipas tij ata do të votojnë të dielën masivisht për ndryshimin dhe Partinë Demokratike.