Yuri Kim takon Olsian Çelën, do takojë dhe kreun e SPAK: Kush pengon zgjedhjet të ndiqet penalisht

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Elbasan dhe tensioneve në rritje në disa qytete me afrimin e zgjedhjeve, ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka zhvilluar një takim me prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela.

Pas zotit Çela, Kim thotë se do të takojë së shpejti me shefin e SPAK, Arben Kraja, ndërsa të hënën ka takuar drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Kim thotë se mesazhi SHBA-së është i qartë, askush nuk është mbi ligjin dhe se qytetarët shqiptarë duhet të kenë mundësinë të dielën të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar të lirë dhe të qetë.

Yuri Kim: Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe duhet të ndiqen plotësisht. Asnjë trajtim i veçantë. Pa përjashtime. Askush nuk është mbi ligjin.

Elbasani u trondit pasditen e të mërkurës nga një përplasje me armë që la pas 1 të vdekur dhe katër të plagosur, mes tyre një efektive e policisë.

Ngjarja dyshohet se kishte motive të qarta politike.