Meta sqaron foton te Gjiri i Lalzit: Ky është Ramazan Topuzi, s'ka lidhje me OFL. Rama budalla, Presidenti është poliagjent
Fotoja e publikuar nga mediat pranë qeverisë përmes të cilës pretendonin se presidenti shoqërohet nga persona që janë subjekt i OFL dhe të cilën kryeministri Rama e përdori dhe në fushatë zgjedhore kundër Presidentit e nxori këtë të fundit në një dalje për mediat.
Meta tha se presoni me të cilin ishte i shoqëruar është Ramazan Topuzi, i cili e shoqëronte dhe në konferencë.
Presidenti tha se zoti Topuzi ka bërë edhe një padi në SPAK për këtë shpifje të bërë ndaj tij, duke shtuar se ai përkundrazi është njeri i forcave ligjzbatuese.
Ilir Meta: Ka vetëm një përgjegjës për çdo gjë që ndodh Edvin Kristaq Rama. I ka vënë spiunë Presidentit ai, budalla komplet, nuk e di që presidenti është poliagjent i vjetër. Shikoni videon që ka nxjerrë Mero Baze, turp të ketë që mashtron në pleqëri. Ky këtu është Ramazan Topuzi, jemi në lokalin e Llesh Mesitit, në fund të Gjirit të Lalzit, djali i të cilit është kryetar i Organizatës së PS edhe sot e kësaj dite. Pse kemi shkuar atje në shtator të vitit të kaluar? Sepse pimë ndonjë kafe kur bëjmë shëtitje. Kemi qenë atë ditë atje sepse atij djali disa hajdutë që kanë qenë dikur në LSI, i kishin bërë lojëra me hipoteka dhe i kishin thënë që këtë tokën e ka marrë Ilir Meta. E sqarova atë djalin. E kanë hequr djalin që është kryetar i Organizatës nga video. Zoti Ramazan ka bërë padi në SPAK për këtë çështje sepse ndihet i fyer që e kanë konsideruar kontigjent të OFL, përkundrazi është një njeri i forcave ligjzbatuese dhe kështu do të jetë në të ardhmen. Kjo është fytyra e Edi Ramës që mashtron shqiptarët me rrugaçërira dhe ordinerllëqe për të shpifur për Pesidentin, ndaj nuk ka fytyrë të ballafaqohet.
Ndër të tjera Meta publikoi edhe video nga tentativat për blerjen e votave që të cilat janë pasqyruar në media.


