Meta, Ramës: Ore rrugaç ore vagabond, ti para meje, kriminelëve e horrave sillesh si lepur


Me tone të ashpra presidenti Ilir Meta doli në një konferencë për medien, duke akuzuar kryeministrin se është burim tensioni në Shqipëri.

Rama, tha Meta, ka shkelur Kushtetutën, ka kapur drejtësinë dhe do blejë votat që ta bëjë Shqipërinë Shijak e Dibër.

“Do i heqim dhëmbët e dhëmballët korrupsionit dhe krimit të organizuar të jesh i qetë për këtë punë. Nëse nuk janë të vërteta hajde në studio para gazetarëve dhe iki nga kjo detyrë që sot. Ky është burimi i ankthit dhe makthit tënd."

 

Meta tha se Rama ka mashtruar socialistët ndërsa para kriminelëve dhe atij sillet si lepur.  

"Ti që thua për Ilir Metën. Ça di ti për Ilir Metën, ore rrugaç ore vagabond. Ti para Ilir Metës sillesh si lepur dhe para kriminelëve e horrave që ta vënë pistoletën tek gjuri të marrin leje të marrin licenca. S’të njeh Ilir Meta, ty! Boll i mashtrove socialistët nuk ka më vota. I ke braktisur me kohë. Nuk i ndalon dot, dhe nuk e ndryshon dot rezultatin e zgjedhjeve.”

 

 

Ndër të tjera Meta i bëri thirrje ndërkombëtarëve të jenë më parimorë e të reagojnë në kohë ndërsa Edi Rama të reflektojë sa nuk është vonë. "Ora Europiane e Shqipërisë nuk ndalet më nga 25 prilli e në vazhdim"