Balla: Do ta shndërrojmë qytetin, për mua Elbasani është po aq atraktiv sa Roma
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Prill 2021, 21:57
I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla u shpreh se PS propozuar strategjitë tona në shumë sektorë që do ta shndërrojnë Elbasanin.
Balla: Nga skuadrat e tjera në Elbasan nuk ka ide dhe program se çfarë do të bëhet në vitet e ardhshme. Ne kemi propozuar strategjitë tona në shumë sektorë që do ta shndërrojnë Elbasanin. Për mua Elbasani është po aq atraktiv sa Roma për ju.
Janë bërë investime që i kanë dhënë një vlerë ndryshe atij qyteti nga ajo që gjetëm. Në vitin 2013 mbetjet ishin problem shumë i madh dhe digjeshin brenda qytetit, duke shkaktuar probleme në organet frymëmarrëse. Ky investim ishte ndër investimet kryesore dhe i gjithë impianti është në pronësi të bashkisë.